Мinistrja serbe për Integrime evropiane, Jadranka Joksimoviq, ka reaguar ndaj krijimit të pikave të përbashkëta kufitare Kosovë-Shqipëri, transmeton Koha.net.
Ajo deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, se “kufiri Kosovë - Shqipëri më nuk ekziston”, e ka quajtur të rrezikshme dhe e ka “cilësuar si fillim të rrënimit të themeleve që i ka vënë OSBE dhe BE e që e bëjnë Evropën unike e të lirë”.
Joksimoviq për tanjug ka thënë se me këtë deklaratë Haradinaj “në mënyrën më brutale e ka rrezikuar rendin evropian” dhe ka shtuar se “aktivitetet e përbashkëta Shqipëri - Kosovë nuk janë në përputhje me vlerat themeltare të Evropës”.
Artikuj të ngjashëm
-
Opozita në Shqipëri kërkon shpalljen non-grata të ministres serbe, pushteti s’pranon
-
Kosova kërkon izolimin ndërkombëtar të Serbisë
-
Rama për Paunoviqin: Nuk reagojmë sa herë flet ndonjë çyryk nga Beogradi
-
Bajrami alarmon Sorensenin për deklaratat e Paunoviqit: Shkelje e qartë e Marrëveshjes së Brukselit
-
Kos e habitur që Paunoviqi vazhdon të jetë ministre