Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur në takim sot ambasadorin jorezident të Japonisë në Kosovë, Akira Mizutanin.
Gjatë takimit Mizutani ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se kjo mund të shpjerë në rritjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
Ai po ashtu ka shtuar se Japonia është e përkushtuar ta mbështesë Qeverinë e Kosovës për rimëkëmbjen ekonomike.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti priti në takim Ambasadorin jorezident të Japonisë në Kosovë, z. Akira Mizutani, me të cilin bisedoi për zhvillimet e përgjithshme në vend dhe për raportet bilaterale ndërmjet dy vendeve.
“Japonia është e përkushtuar ta mbështesë Qeverinë e Kosovës për rimëkëmbjen ekonomike”, theksoi ambasadori Mizutani.
Në këtë kontekst, u dakordua që të organizohet një konferencë ekonomike virtuale në mes Japonisë dhe Kosovës, e cila do të mbahet së shpejti.
Hoti e ka njoftuar Mizutanin për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, përkushtimin në rimëkëmbjen ekonomike si pasojë pandemisë COVID -19, për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila tha se duhet të rezultojë me njohje të ndërsjellë, si dhe për orientimin euroatlantik të Kosovës.
-
Japonia vlerëson lart qëndrimin e Kosovës për luftën në Ukrainë
-
Kosova e Japonia do të organizojnë seminar virtual biznesi për të tërheqë bizneset
-
Kurti e fton kryeministrin japonez Kishida për vizitë në Kosovë
-
Kurti takohet e kryekuvendarin e Japonisë, kërkon më tepër investime japoneze në Kosovë
-
Kurti dëshiron prezencë më të madhe të investitorëve japonezë në Kosovë