Prishtinë, 8 dhjetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot udhëheqësit e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Kosovë (NALT), kryesuar nga drejtori i NALT, Gjeneral Ralf Hoffmann.
Kryeministri Haradinaj shprehu rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të NATO-s për Kosovën, për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe institucionet e tjera të sigurisë.
Duke shprehur gatishmërinë e plotë për thellimin e marrëdhënieve të Kosovës me NATO-n, kryeministri Haradinaj theksoi kontributin e Kosovës në sigurinë rajonale dhe avancimin e profesionalizmit të institucioneve të sigurisë.
Kryeministri Haradinaj i njoftoi udhëheqësit e NALT-it për agjendën qeveritare në çështjet e sigurisë, duke shprehur përkushtimin për qasjen gjithëpërfshirëse në transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.
Drejtori i NALT-it, Gjenerali Ralf Hoffmann, njoftoi kryeministrin Haradinaj me angazhimet e NALT-it në Kosovë, angazhimin e përbashkët me FSK-në dhe institucionet tjera të sigurisë, si dhe për planet në vitin 2018.
-
FSK do thellimin e bashkëpunimit me NATO-n
-
Haradinaj: FSK-ja e përkushtuar për sigurimin e qytetarëve të Kosovës
-
Kurti në takim me drejtoreshën e NATO-s: Kosova e vendosur për integrim
-
Kurti: Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s mundëson që Kosova të sigurojë të ardhme drejt anëtarësimit në Aleancë
-
Haradinaj në takim me Komandantin Suprem të NATO-s i kërkon mbështetje për avancimin e FSK-së