Zëvendësministrja e Jashtme e Kosovës, Rejhan Vuniqi, ka thënë se Kosova ka shprehur interesim të vendosë marrëdhënie diplomatike me Poloninë dhe dëshiron hapjen e ambasadës së Kosovës në Varshavë.
Ajo gjatë pritjes që i bëri një delegacioni shtetëror polak, të kryesuar nga Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Polonisë, Szymon Szynkowski vel Sek, ka thënë se Polonia mbetet aleat strategjik në Evropë.
“Siç ka theksuar edhe Ministri Pacolli, vendosja e themeleve solide në lidhjet politike dhe ekonomike midis Kosovës dhe Polonisë janë dy nga prioritetet e Kosovës. Avancimi i marrëdhënieve bilaterale midis Kosovës dhe Polonisë është në përputhje të plotë me parimin e politikës së jashtme të Polonisë për të mbështetur integrimin e rajonit në strukturat euroatlantike dhe për të mbështetur paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, është shprehur Vuniqi.
Në kuadër të këtij takimi është diskutuar edhe mbi agjendën evropiane, respektivisht zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (SAA), marrëveshjes Kosovë-BE mbi programet e BE-së, liberalizimin e vizave, procesin e Berlinit, Dialogun me Serbinë, ndërkohë që është kërkuar edhe mbështetja e shtetit polak për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.
Qëllimi i kësaj vizite zyrtare të delegacionit të lartë të shtetit polak në vend ishte fillimi i përgatitjeve të Samitit të ardhshëm të Ballkanit Perëndimor, i cili vitin e ardhshëm do të mbahet në Poznan të Polonisë.
-
Konjufca: SHBA-ja mbetet aleatja jonë më e afërt dhe partnerja jonë strategjike
-
Situata aktuale politike në fokus të takimit mes Konjufcës dhe zëvendësministrit të Jashtëm italian
-
BE-ja kërkon stabilitet institucional për avancimin e Kosovës
-
Haxhiu takohet me kryeministrin çek, i kërkon mbështetje tutje për Kosovën
-
Tusk: Traktati i ri Britani-Poloni do të përqendrohet në mbrojtjen kundër Rusisë