Institucionet e vendit kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët lidhur me sulmet ruse në Ukrainë. Në reagim thuhet se Republika e Kosovës e dënon fuqishëm agresionin ushtarak dhe invadimin e Ukrainës nga Rusia dhe "dënon njohjen ilegale të 'pavarësisë' së regjioneve ukrainase të Luhanskut dhe Donetskut nga ana e Federatës Ruse".
“Strategjia e ndjekur nga Moska për të krijuar përmes agresionit ushtarak entitete fantome brenda territorit të Ukrainës, grumbullimi masiv i forcave ushtarake në kufijtë e Ukrainës dhe sulmi masiv dhe i paprovokuar kundër qyteteve dhe fshatrave të Ukrainës është një ndër goditjet më të rrezikshme që i është bërë arkitekturës së sigurisë ndërkombëtare të ndërtuara pas Luftës së Dytë Botërore”, thuhet në deklaratë.
Në reagim thuhet se agresioni kundër Ukrainës nuk mund të përmbysë triumfin e vlerave të lirisë dhe demokracisë "që shënuan përfundimin e Luftës së Ftohtë dhe shembjen e Bashkimit Sovjetik, që më shumë se çdo gjë tjetër ishte një burg i kombeve dhe shtypës i lirisë njerëzore".
Deklaratë e përbashkët e krerëve të institucioneve të Republikës së Kosovës pas agresionit ushtarak dhe invadimit të...
Posted by Vjosa Osmani on Thursday, February 24, 2022
-
BE-ja me sanksione kundër prodhuesve rusë të dronëve pas sulmeve masive në Kiev
-
Rusia kërcënon Kievin me sulme të reja, u bën thirrje shtetasve të huaj ta lëshojnë atë
-
Rusia goditi kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, Hoxha: E papranueshme
- Katër mësime prej katër vjetëve agresioni rus
-
Si ishin ditët e para të luftës në Ukrainë?