Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova bëhet me Strategji kundër narkotikëve dhe Komision për trajtimin e ekstremizmit të dhunshëm

Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Këshillin Ekonomik Social, ishte pika e parë e rendit të ditës në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Republikës së Kosovës, që sot mori aprovimin e kabinetit qeveritar.

Miratimin e kabinetit qeveritar e ka marrë edhe Projektligji për Odën e Arkitektëve dhe Odën e Inxhinierëve të Kosovës. Me aktin e aprovuar parashihet themelimi i dy oda të pavarura.

Po ashtu, me vendimin e aprovuar sot është themeluar Komisioni ndërinstitucional për trajtimin e ekstremizmit të dhunshëm. Zyra e Kryeministrit do të ofrojë përkrahje administrative për punën e Komisionit, i cili do të analizojë, rekomandojë dhe trajtojë të gjitha çështjet që ndërlidhen me ekstremizmin e dhunshëm në Kosovë.

Qeveria e Kosovës ka miratuar Rregulloren për burimet dhe praktikat e rrezatimit jonizues, rregullore kjo që ka për qëllim të vendosë kontrollin rregullator mbi praktikat dhe burimet e rrezatimit që mund të paraqesin rrezik për njerëzit dhe mjedisin.

Po sot, u miratua edhe Strategjia shtetërore kundër narkotikëve dhe Plani i veprimit 2018-2022.

Qeveria kthen Ismailin si kandidat për kryesues të ZRRE-së

Me propozim të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal janë aprovuar kërkesat e Komunës së Graçanicës dhe Komunës së Zveçanit, për tërheqje nga procesi i privatizimit dhe kthim në pronësi të këtyre komunave, të pronave të paluajtshme, me qëllim të realizimit të projekteve të interesit publik në këto komuna.

Edhe Qeveria miraton disa projektligje, përfshirë atë për Energjinë Arbëri Qeveria miraton disa projektligje, përfshirë atë për Energjinë

Pas shqyrtimit, Qeveria ka aprovuar Koncept-dokumentin për Teatrot. Koncept dokumenti identifikon nevojën për krijimin dhe zhvillimin e politikave, ambientit dhe mekanizmave të përshtatshëm për promovimin e kulturës dhe avancimin e infrastrukturës kulturore për krijimin e kushteve adekuate. Një prej çështjeve më të rëndësishme në këtë kuadër mbetet mbështetja e institucioneve publike të kulturës dhe të kapaciteteve njerëzore për agjendën e zhvillimit të kulturës dhe përmbushjen e misionit të institucioneve kulturore.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka ngritur për diskutim çështjen e trajtimit të ujërave në Republikën e Kosovës, duke fokusuar temën e ndërtimit të ujëmbledhësve për nevojën e sigurimit afatgjatë të furnizimit me ujë në Republikën e Kosovës.

Është rënë dakord që në një të ardhme sa më të shpejtë të mblidhet Këshilli Ndërministror i Ujërave në Republikën e Kosovës dhe të identifikojë të gjithë hapat e nevojshëm për të adresuar çështje që kanë të bëjnë me planifikimin afatgjatë për ndërtimin e ujëmbledhësve të rinj në Republikën e Kosovës.