Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi ka takuar Prokurorin e Përgjithshëm te Republikës së Italis Pasquale Paolo Maria Ciccolo, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.
Gjatë këtij takimi u diskutua për strukturën organizative, kompetencat dhe funksionimin e sistemit prokurorial italian, në veçanti ato te zyrës së Prokurorit të përgjithshëm. Me këtë rast u shkëmbyen përvojat e dy prokurorive dhe u diskutua për mundësitë e rritjes se bashkëpunimit edhe në të ardhmen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPjesë e këtij takimi ishte edhe Kryesuesi i Këshillit Prokurorial te Kosovës z. Blerim Isufaj, zëvendës kryeprokurorja e Shtetit Sevdije Morina dhe anëtaret e Këshillit Prokurorial te Kosovës.
Takimi i Kryeprokurorit Lumezi u realizuar në kuadër të vizitës së organizuar për Këshillin Prokurorial të Kosovës nga Projekti Evropian i Binjakëzimit.