Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova, Bangladeshi e Libia ndajnë vendin e 104-t për fuqi të pasaportës

pasaporta, qeveria, albin kurti, ministria, vizat, liberalizimi

Kosova vazhdon të jetë ndër vendet më të izoluara në botë kur bëhet fjalë për lëvizje pa viza.

Pasaporta e Kosovës është renditur e 104-ta, të cilin vend e ndajnë edhe Bangladeshi e Libia, meqë me këto tri pasaporta mund të lëvizet në vetëm 41 shtete pa regjim të vizave.

Raporti është publikuar të martën (19 korrik) nga kompania e njohur për konsulencë “Henley & Partners”, me bazë në Londër. Sipas kompanisë, të dhënat janë marrë nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA). Raporti, sipas kompanisë, vlen për tremujorin e tretë (korrik, gusht, shtator 2022). Në tremujorin e dytë, Kosova ishte më lartë, në vendin e 90-të.

“Kjo është databaza më e madhe dhe me e saktë e informacionit të udhëtimit”, thuhet në përshkrimin e “Henley & Partners”. “Indeksi përfshin 199 pasaporta të ndryshme dhe 227 destinacione. I përditësuar çdo tremujor, Indeksi i Pasaportave Henley konsiderohet mjeti standard referues për qytetarët globalë dhe shtetet sovrane kur vlerësohet një pasaportë në spektrin global të lëvizshmërisë”.

Pasaporta më e fuqishme mbetët ajo e Japonisë. Me të mund të lëvizet pa viza në 193 vende.

Pasaporta e Shqipërisë është në vendin e 53-të për nga fuqia, pasi me të mund të lëvizet në 115 vende pa viza.

Edhe Kjo është pasaporta më e fuqishme sivjet Kuriozitet Kjo është pasaporta më e fuqishme sivjet

Përfundi Kosovës janë listuar vetëm edhe 9 pasaporta. E fundit është ajo e Afganistanit, me të cilën mund të lëvizët lirshëm në vetëm 27 vende.

Dokumenti i plotë, i publikuar më 19 korrik

Image