Sot pasdite numri dy i qeverisë së Kosovës dhe shefi i diplomacisë, Behgjet Pacolli, mori pjesë në panelin kryesor kushtuar luftës kundër krimit të organizuar si rrugë për të tharë burimet e financimit të terrorizmit.
Siç njofton komunikata dërguar medieve, paneli drejtohej nga ministri i jashtëm francez, Yves Le Driand, dhe në të morën pjesë shumë homologë nga vende të ndryshme të botës, Presidenti i Bankës Botërore, Jim Yong Kim e të tjerë.
Pacolli, i njohu të pranishmit me hapat e mëdhenj ligjore, politike dhe gjyqësore, që Kosova ka bërë në luftën kundër terrorizmit, ndonëse është një shtet i ri, vetëm 10 vjet shtet.
“Kosova ka qenë aleate besnike e Aleancës Globale kundër terrorizmit dhe ka bërë shumë në këtë drejtim. Më shumë do të bëjë, nëse do bëhet pjesë e organizatave ndërkombëtare të sigurisë”, tha Pacolli.
Ai, thuhet në komunikatë, përdori tribunën e rëndësishme globale për të kërkuar anëtarësimin e Kosovës në OKB-në, duke filluar me Interpol-in.
“Ne do të rrisnim edhe më shumë kontributin tonë në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, nëse do bëhemi pjesë e të gjithë strukturave globale të sigurisë”, tha Pacolli.
Edhe
Pacolli: Kosova është partner serioz i Koalicionit Global në luftën kundër terrorizmit
Më pas, ai falënderoi Francën për organizimin e këtij takimi, që ka synim konsolidimin e mëtejshëm të Frontit global kundër terrorizmit.
“Pacolli, pati rastin të përshëndetej dhe të shkëmbente mesazhe me ministrin e jashtëm të Francës, Yve Le Driand, me ministrin e shtetit për punët e jashtme të Indisë Mobashar Jawed Akbar. Konferenca do të vijojë me adresimin që do t’i bëjë Presidenti francez, Emanuel Makron. Delegacioni kosovar vijon takimet”, thuhet në fund të komunikatës.
-
Pacolli: Në takimet e Parisit është hapur një kapitull i afirmimit të shtetit të Kosovës
-
Pacolli do t’i adresohet me fjalim takimit të Koalicionit Botëror kundër ISIS-it në Kuvajt
-
Pacolli në konferencën e ministrave të Frankofonisë bën thirrje për njohje të Kosovës
-
Pacolli në konferencën e ministrave të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë