Ambasadori amerikan në Kosovës, Philip Kosnett përmes një postimi në Twitter ka komentuar shkeljen e ligjit nga ana e gjykatësve të Dhomës Speciale në Gjykatën Supreme.
Në një postim në Twitter ai ka thënë se gjykatësit morën paga për një vit pa marrë asnjë vendim, derisa ka theksuar se ata kanë mundur të përgatisnin lëndë të vjetruara, transmeton Koha.net.
“Gjykatësit e Dhomës Speciale të Gjykatës Supreme morën paga për një vit pa marrë asnjë vendim, për shkak se një ligj i vjetër (tani i ndryshuar) thoshte se gjykatësit e EULEX-it duhet të jenë prezentë në mënyrë që gjykimet të mbahen. Këta gjykatës mund të kishin përgatitur lëndë të vjetruara”, ka shkruar Kosnett.
Artikuj të ngjashëm
-
Kosnett: Kosova ka nevojë për gjyqësor që nuk i nënshtrohet politikës
-
Gjyqtarët dhe prokurorët kritikohen se po punojnë ngadalë
-
Vlerësohet joligjor vendimi i KGJK-së për shtesat 1565-euroshe
-
Tre anëtarë të KGJK-së marrin shtesat 1.565-euroshe që ligji s’i parasheh për ta
-
Zogaj: Po cenohet pavarësia e gjyqësorit, pushteti të mos i komentojë vendimet tona