Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci të enjten ka pritur në takim disa pilotë nga Kosova të cilët kanë paraqitur idenë dhe projektin e tyre për hapjen e aeroportit në Korroticë të Ulët, përkatësisht ish-kooperativën bujqësore “Agroprodukti”, vend ky strategjik për t’u përdorur edhe si aeroport dhe shkollë e pilotimit për të rinjtë që dëshirojnë të marrin aftësime profesionale të aviacionit.
Kryetari Lladrovci ka mirëpritur idenë e tyre dhe ka thënë se Komuna e Drenasit është e gatshme të ndihmojë dhe të përkrahë këtë ide e cila është në interesin e gjithë qytetarëve jo vetëm të Drenasit, por e gjithë Kosovës, pasi që ofron një mundësi zhvillimi ekonomik dhe i paraprinë zonave ekonomike, mirëpo ka kërkuar edhe nga Agjencia Kosovare e Privatizimit e cila menaxhon me këtë zonë, të ju mundëson hapjen e këtij aeroporti.
Me hapjen e këtij aeroporti, pilotët treguan se Kosova ka staf, aftësi dhe kapacitete të mjaftueshme për realizimin e kësaj ideje që të hapet kjo shkollë e aviacionit për kadetët e ri ne mënyrë që të ofrojë shërbime nga me të ndryshmet sa i përket operimeve ajrore.
-
Shqipëria hap shkollën e fluturimit, fton Kosovën që ta shfrytëzojë për stërvitje
-
Afër 2000 nxënës në mes të arsimit dhe aftësimit profesional
-
Lladrovci kërkon përfshirjen e Limajt, Jahjagës, Selimit e Mustafës në listën e PDK-së
-
Hajdari: Lladrovci nuk u kthye në zyrat e PDK-së, por në pronën e familjarit
-
Ramiz Lladrovci “rikthehet” në PDK