Aleanca globale e linjave ajrore, “Star Alliance”, ka korrigjuar përkatësinë e destinacionit Prishtinë, duke e ndryshuar nga “Pristina (Serbia)” në “Pristina (Kosovo)”, pas një periudhe të gjatë kërkesash.
Lajmin e konfirmoi publicisti Veton Surroi, i cili njoftoi se korrigjimi u bë pas angazhimit të vazhdueshëm personal dhe së fundmi ndërhyrjes së ambasadorit të Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.
“Pas shumë insistimesh personale e së fundmi nga ana e ambasadorit Faruk Ajeti, më në fund u korrigjua një padrejtësi e madhe. Prishtina (Kosovo), pra. Faleminderit, ambasador”, ka shkruar Surroi në Facebook.

E ambasadori Ajeti, duke iu përgjigjur në seksionin e komenteve Surroit, ka thënë se angazhohen me shumë kënaqësi ndaj të gjitha institucioneve apo kompanive që e paraqesin gabimisht Prishtinën si pjesë të Serbisë.
“Faleminderit i nderuar Veton për reagimin tënd! Me shumë kënaqësi angazhohemi dhe reagojmë ndaj të gjitha institucioneve/kompanive, ku Prishtina paraqitet gabimisht si pjesë e Serbisë ose ku Republika e Kosovës nuk figuron brenda kufijve të saj kushtetues”, ka shkruar ai.
Edhe
“WizzAir” shton linjat e fluturimit nga dhe për Prishtinë
“Star Alliance”, e themeluar më 14 maj 1997 dhe me seli në Frankfurt, është aleanca e parë dhe njëra ndër më të mëdhatë globale të linjave ajrore. Ajo shërben për të integruar shërbimet mes qindra destinacioneve në botë, duke unifikuar rrjetet e fluturimeve, programet e pikëve, shërbimet në aeroporte dhe politikat e operimit mes kompanive anëtare.
Ka 1300 destinacione në aeroporte të 195 shteteve.
-
Nga 1 qershori aviokompanitë përfitojnë 3 deri në 6 € për secilin mërgimtar që e sjellin në Kosovë
-
Përurohet linja e re ajrore Prishtinë–Salzburg–Prishtinë
-
Surroi: Sfida kryesore është që kufiri Kosovë–Serbi të mos bëhet vijë ndarëse mes Perëndimit dhe botës euro-aziatike
-
Serbia nuk ndryshon, falënderon Iranin për mosnjohje të Kosovës