Visar Korenica, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Rahovecit, ka thënë se arsyeja pse ka vendosur t’i hyjë kësaj gare është ndryshimi i madh që kërkojnë qytetarët e kësaj komune.
Korenica, në një bisedë në Interaktiv të KTV-së, tha se mbështet idenë e shtetit social, ide të cilën e promovon edhe vet Lëvizja Vetëvendosje.
Sipas tij, nevojat kryesore të qytetarëve të Rahovecit janë bujqësia, arsimi, shëndetësia dhe infrastruktura, dhe tha se e kanë platformën për t’i zhvilluar në mënyrë të drejtë këto nevoja.
“Shpend Ahmeti dhe VV kanë treguar se në Kosovë mund të qeveriset mirë, dhe është model për të gjitha komunat”, ka thënë Korenica.
Ai ka shprehur bindjen se do të hyjnë në balotazh.