Një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës nga data 16-29 maj 2021 do të marrë pjesë në Ushtrimin shumëkombësh të Inteligjencës “LAUFER 21” në Republikën e Kroacisë.
Ky ushtrim ka për mision të promovojë stabilitetin dhe sigurinë rajonale, të përmirësoi ndërveprueshmërinë me partnerët e ushtrisë amerikane dhe NATO-s dhe të forcojë kapacitetin dhe besimin e tyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSiç bëhet e ditur për media, ky ushtrim është pjesë e ushtrimit “Immediate Response 21” në kuadër të ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe 21”, udhëhequr nga ushtria amerikane për Evropë.
FSK-ja në faqen zyrtare në Facebook ka shkruar se qëllimi i ushtrimit është arritja e ndërveprueshmërisë në fazën e planifikimit dhe realizimit të operacioneve tokësore, operacionet e ruajtjes së paqes, si dhe zhvillimi i aftësive të inteligjencës ushtarake.
“Pjesë e këtij ushtrimi do të jenë NATO dhe vendet partnere të NATO-s dhe ushtrisë amerikane: Kroacia, Kosova, Shqipëria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Maqedonia Veriore, Sllovenia dhe Bosnja e Hercegovina, thuhet në një njoftim të FSK-së”, thuhet në njoftim.