Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kontingjenti i dytë i FSK-së niset për operacion humanitar në Shqipëri

Është nisur sot kontingjenti i dytë i Forcës së Sigurisë së Kosovës për në Shqipëri, për të ndihmuar në sanimin e pasojave pas vërshimeve që ndodhën në muajin dhjetor 2017.

Me këtë rast, gjeneral Gëzim Hazrolli kërkoi nga pjesëtarët e Batalionit të Xhenios që të jenë vigjilentë në punë dhe t’i kushtojnë një kujdes të veçantë sigurisë në punë gjatë realizimit të detyrave, me qëllim të përmbushjes së misionit të tyre, ka njoftuar komunikata për media nga MFSK.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai vlerësoi lartë punën dhe profesionalizmin e treguar gjatë operacionit në Shqipëri në fund të vitit 2017, dhe theksoi bindjen e tij se kontingjenti do të bëjë më të mirën edhe në përfundimin e këtij operacioni në të mirë të qytetarëve të Shqipërisë.

“Kontingjenti i FSK-së, i përbërë nga 31 pjesëtarë dhe me 15 automjete do të vazhdojnë punën në ndërtimin e urës, të caktuar nga Qeveria Shqiptare. Pas përfundimit të punimeve teknike nga pala Shqiptare, pjesëtarët e FSK-së, nga Batalioni i Xhenios do të bëjnë montimin e urës për të lehtësuar qarkullimin e qytetarëve”, theksohet në komunikatë.