Shkelje e të drejtave të njeriut konsiderohet vendosja e njehsorëve elektrikë në majë të shtyllave. Shefi i Grupit të këshilltarëve të PDK-së, Rafet Llapashtica, ka thënë se ky plan i KEDS-it po ua pamundëson qytetarëve që ta shohin gjendjen e tyre në njësorët elektrikë.
Ndërkohë që, ata mund ta shohin vetë ajo që u vjen në fatura. Këshilltari Llapashtica ka thënë se në disa komuna i kanë ndërprerë punimet e KEDS-it për vendosjen e njehsorëve elektrikë në majë të shtyllave, shkruan sot Koha Ditore.
“Duhet të kemi parasysh që punimet kur të bëhen (nga KEDS-i v.j.) zyrtarët e Urbanizmit të shikojnë nëse gjithçka është në përputhje me planin urban. Të shikohet afërsia e rrugës në zonën urbane, se në disa vende mund të pengojnë. Pastaj vendosja e orëve digjitale në majë të shtyllave është shkelje e të drejtave të qytetarëve se ata asnjëherë nuk do të kenë mundësi ta shohin gjendjen. Disa komuna e kanë ndërprerë. KEDS-i për t’i vendosur ato orë atje duhet të marrë leje. Kjo as nuk është e rregulluar me ligj”, ka theksuar Rafet Llapashtica në seancën e fundit të Kuvendit Komunal, kur po diskutohej për dhënien e disa pronave në shfrytëzim afatmesëm KEDS-it për vendosjen e trafove.\Nexhat Tovërlani.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Anulohet vendimi që ia ndalonte KEDS-it vendosjen e njehsorëve nëpër shtylla në Podujevë
-
S`miratohet vendimi që ia ndalon KEDS-it vendosjen e njësorëve në shtylla në Podujevë
-
ZRRE: Qytetarët e prekur nga devijimet e njehsorëve do të kompensohen
-
MINTI gjobit KEDS-in me 30 mijë euro për gjashtë njehsorë me afat të skaduar
-
Azemi: Qëllimi duhet të jetë të kompensohen qytetarët që u faturuan padrejtësisht