Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kontabiliteti në praktikë me softver

Pas një përvojë 26 vjeçare në menaxhimin e kontabilitetit, zhvillimin e softverit për kontabilitet dhe ofrimin e kurseve dhe trajnimeve në fushën e kontabilitetit dhe TIK-ut, ofrojmë trajnimin e rradhës.

Përshkrimi i trajnimit

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Qëllimi i trajnimit është që pjesëmarrësit tëaftësohen për administrimin praktik të kontabilitetitduke përdorur pakon e produkteve softverike për kontabilitet Rikont. Ky softver është në përdorim në shumë kompani publike e private, vendore dhe ndërkombëtare.

Trajnimi fillon me demonstrimin praktik të regjistrimit të biznesit me të dhënat bazë,të zërave financiare, duke vazhduar me shpjegimin ereflektimit të transaksionevefinanciare në arkë dhe bankë, regjistrimine faturave blerëse dhe shitëse, analizimin e librave të blerjes, shitjes, shpenzimeve, regjistrimin e urdhëresave financiare, pagave, e shumë transaksione tjera materiale e financiare e deri te gjenerimi i të gjitha pasqyrave financiare sipas standardeve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtare, përfshirë gjithashtu edhe pasqyrimin në grafikone dhe tabela të ndryshme.

Trajnimi i dedikohet

Studentëve dhe të punësuarve në sektorin e financave dhe kontabilitetit, punëkërkuesve, si dhe të gjithë atyre që e duan profesionin e kontabilitetit dhe dëshirojnë t’i zhvillojnë dhe avancojnë njohuritë në administrimin praktik dhe softverik të kontabilitetit.

Trajnimi fillon me 2 Maj 2017. Kohëzgjatja e trajnimit tre javë / 2-3 herë në javë nga 1 orë e 30 min. Mësimi fillon prej orës 18:00.Lokacioni : Arbëri, Prishtinë (afër FiveStar Fitness)

Çmimi për trajnim/person 60 Euro (mundësia e pagesës në dy këste 50% me rastin e regjistrimit pjesa tjeter me rastin e marrjes së çertifikatës.

Apliko dukedërguar fletëaplikimin në emailadresën [email protected] apo na kontaktoni në +381 (0)38 71 72 72. Fletëaplikimi mund të shkarkohet nga www.rikont-ks.com.