Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Konstituohet Komisioni Hetimor për hidrocentralet

Është konstituar zyrtarisht Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Kosovë, raporton KOHA.

Kjo është bërë të premten ky komision ka mbajtur mbledhjen e parë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryetarja e komisionit, Eliza Hoxha nga PDK tha se "Qëllimi i punës së këtij komisioni është që të hetojë aspekte të ndryshme që lidhen me hidrocentralet në mënyrë që të hidhet dritë për procesin që qëndron pas tyre".

Haxhi Avdyli, zëvendëskryetar i Komisionit, ka thënë se përmes këtij komisioni do hetohen gjitha lejet e dhëna për ndërtimin e hidrocentraleve.

"Ky komision do të bëjë mbikëqyrjen e licencimit në procesin e deritashëm dhe gjitha pasojat që e kanë degraduar ambientin me ndërtime pa kritere. Qëllimi jone është të hetojmë lejet e deritanishme, si ka ardh tek këto leje dhe të hedhet dritë në secilin proces. E dimë që ambienti është edhe ekonomi, por edhe shëndetësi. Nëse nuk kujdesemi për këtë do kemi pasoja në dyja fushat", ka thënë ai.