Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme plenare ka formuar komisionin hetimor mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës.
Iniciuesi i komisionit hetimor, Haxhi Avdyli tha se me anë të kësaj do të hetohet keqpërdorimet e mundshme për lejet e hidrocentraleve.
“Të zbulojmë edhe më shumë, të hetojmë bazën ligjore, rolin dhe përgjegjësinë e keqpërdorimet e ndryshme. Licencimin e tyre nga ZRRE, procesin e aplikimit dhe konfirmimet e pëlqimeve ujore. Lejet e ndërtimit, kushtet e operimit dhe monitorimi i hidrocentraleve, zbatueshmërinë e kritereve mjedisore, pronësore dhe zbatimin e legjislacionit aktual”, tha ai, përcjell kp.
Kryetare e këtij komisioni do të jetë deputetja Eliza Hoxha. Ndërsa anëtarë nga PDK-ja do të jetë edhe Bajrush Xhemajli.
Pjesë e këtij komisioni nga VV-ja do të jenë, Shpejtim Bulliqi, Artan Abrashi dhe deputetja Zirketa Aliti. Nga LDK-ja, deputeti Visar Hoti, Haxhi Avdyli dhe Besa Gaxheri. Nga AAK-ja deputetja Teuta Haxhiu, ndërkaq nga grupi 6+ Rasim Demiri dhe një deputet i Listës Serbe.
Ky komision ka mandat tre muaj dhe më pas të sjellë raportin në Kuvend.
-
Konstituimi i legjislaturës së re përtej 7 gushtit, pa pasoja për deputetët
-
Haxhiu: Pas konstituimit të Kuvendit, mandatohet kandidati për kryeministër
-
Haxhiu për zhvendosjen e deputetëve të GUXO-s në listën e LDK-së: Qytetarët do t’i gjykojnë
-
Haxhiu për anëtarin e KQZ-së: E rëndësishme të respektohet fuqia e subjektit politik
-
Haxhiu ripërsërit thirrjet për prani të opozitës në sallë