Tri komisione parlamentare kanë mbajtur të hënën mbledhjen konstitutive.
Komisionet që janë konstituuar janë: ai për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor dhe Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, shkruan sot Koha Ditore.
Kryetar i Komisionit për Punë të Brendshme do të jetë Haxhi Shala, kurse komisioni do t’i ketë edhe 9 anëtarë të tjerë. Zëvendëskryetar i parë i këtij komisioni do të jetë Rexhep Selimi nga Lëvizja Vetëvendosje, kurse zëvendëskryetar i dytë, Zoran Mojsiloviq nga Lista Serbe.
Në këtë takim është diskutuar rreth raportimit të ministrave në këtë komision, ku është vendosur që javën e ardhshme të ftohet ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj. (Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.