Udhëheq, menaxhon, siguron, monitoron e analizon... janë disa nga fjalët që përdoren në konkurse të ndryshme, qoftë publike apo private, e që nuk specifikohet gjinia, por meqë janë stereotipe mashkullore, gratë ndihen inferiore të konkurrojnë.
Sipas një hulumtimi të institutit GAP, kjo gjuhë e konkurseve determinon edhe në atë se gratë nuk stimulohen për pozita të ndryshme të punës, pasi me këto përshkrime lë të nënkuptohet se pozita është për një person të gjinisë mashkullore, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJeton Mehmeti thotë se është e vërtetë se ka ndasi ndërmjet profesioneve të burrave dhe profesioneve të grave, ndaj dhe numri i grave të punësuara është shumë i vogël.
Sipas tij, fjala grua në Kosovë nënkupton vetëm angazhimin në shtëpi.
E drejtoresha ekzekutive e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, Luljeta Demolli, thotë se të dy sektorët nuk janë për të inkurajuar punësimin e grave.
Dhe emërtimet që bëhen në kërkesat e konkursit, sipas saj, shfaqin diskriminimin e grave.
Numri i grave të punësuara në Kosovë është vetëm 12 %, ndërsa sipas statistikave, numri i femrave të diplomuara në vit, vetëm në Universitetin “Hasan Prishtina”, arrin në mbi 3 mijë e 200, derisa meshkuj të diplomuar dalin vetëm 2 mijë.
Askush nga Zyra e Agjencisë për Barazi Gjinore në Qeverinë e Kosovës, nuk është lajmëruar në telefon, për të folur për këtë çështje.
Ligji për Barazinë Gjinore e ndalon diskriminimin gjinor.
Sipas nenit 15, Ndalohet diskriminimi i drejtpërdrejtë apo i tërthortë në bazë të gjinisë, statusit martesor apo familjar.