Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Konkurs shpërblyes për shkrimin/emisionin më të mirë për diasporën

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike ka hapur një konkurs, përmes të cilit do të ndajë çmimin vjetor për shkrimin / emisionin më të mirë për diasporën, një çmim tashmë tradicional.

Ky çmim ka për qëllim promovimin e iniciativave, aktiviteteve dhe vlerave të diasporës në mediet kombëtare dhe ato ndërkombëtare.

Shkrimet, përkatësisht emisionet duhet të kenë për temë çështje që lidhen me diasporën në fusha të ndryshme (arsim, kulturë, ekonomi, sociale).

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike i fton gazetarët e të gjitha trevave shqiptare që të bëhen pjesë e këtij konkursi.

Konkursin mund të gjendet në vebfaqen e Ministrisë: http://med.rks-gov.net/

Konkursi do të jetë i hapur nga dita e publikimit deri më 30 qershor 2018.