Grupi KOHA, kompania më e madhe mediale në Kosovë, shpall konkurs për:
Gazetar(e) për deskun informativ si dhe emisionet kulturore-argëtuese (SOT, Express) në Kohavision (KTV)
Kameraman(e) në Kohavision (KTV)
Inkurajohen që të aplikojnë studentët, të cilët janë në vitin e fundit të studimeve apo që i kanë përfunduar studimet në tre vjetët e fundit.
Të gjithë të interesuarit mund t’i dorëzojnë CV-në dhe një fotografi të bashkangjitur deri me datën 19 maj 2018 në këtë adresë: Sheshi “Nëna Terezë”, Ndërtesa e “Radio Kosovës”, në “Kohavision” (KTV), Prishtinë.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në rrethin e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.
Artikuj të ngjashëm