Nëse doni të merreni me gazetari të mirëfilltë dhe jeni të interesuar ta mësoni apo edhe ta përpunoni zanatin e gazetarit/gazetares, ju ftojmë të aplikoni me një biografi personale (CV) dhe një letër motivuese për t’u angazhuar me orar të plotë në redaksinë e KULTURËS të KOHËS.
Disa nga kushtet që duhen plotësuar janë si vijon:
- Është e pëlqyeshme, por jo e domosdoshme, përvoja në gazetari,
- Shkathtësia për gazetari të shkruar,
- Njohuria e shkëlqyeshme e gjuhës shqipe dhe
- Njohuria e gjuhës angleze është përparësi.
Dokumentet e kërkuara duhen dërguar në adresën: [email protected]
Afati i fundit i aplikimit: 7 mars 2022
Do të kontaktohen vetëm ata kandidatë që i përmbushin kriteret e grupit vlerësues të KOHËS.