Nëse doni të merreni me gazetari të mirëfilltë dhe jeni të interesuar ta mësoni apo edhe ta përpunoni zanatin e gazetarit/gazetares, ju ftojmë të aplikoni me një biografi personale (CV) dhe një letër motivuese për t’u angazhuar me orar të plotë në redaksinë e gjerë të KOHËS.
Disa nga kushtet që duhet plotësuar janë si vijon:
Është e pëlqyeshme, por jo e domosdoshme, përvoja në gazetari;
Shkathtësia për shkrim kreativ
Zëri televiziv;
Njohuria e shkëlqyer e gjuhës shqipe, dhe
Njohuria e gjuhës angleze.
Dokumentet e kërkuara duhet dërguar në adresën [email protected]
Afati i fundit i aplikimit: 10 janar 2022
Do të kontaktohen vetëm ata kandidatë që përmbushin kriteret e grupit vlerësues të KOHËS.
Artikuj të ngjashëm