Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Konkurrenca jolojale, pengesa dhe problemi kryesor

Konkurrenca jolojale që vjen nga shmangia e pagesës së tatimeve e taksave, është barriera më e madhe e kompanive kosovare gjatë aktiviteteve të tyre biznesore, shkruan sot Koha Ditore.

Në një studim të kryer nga Oda Ekonomik e Kosovës, 60 për qind të bizneseve e kanë radhitur konkurrencën e padrejtë që vjen nga ekonomia e hirtë apo ajo informale, si shqetësimin e tyre kryesor.

Kjo, sipas studimit të OEK-ut, është si pasojë e mungesës së sundimit të ligjit në vend dhe dështimit të Ministrisë së Financave në zbutjen e informalitetit përmes iniciativave dhe programeve vetëdijesuese.

Raporti i fundit mbi shtrirjen e ekonomisë joformale në Kosovë është bërë nga Zyra e BE-së. Ky raport vlerëson shkallën e ekonomisë informale prej 31 për qind, ndërkaq thekson së është mbi mesataren e vendeve të Evropës.

(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)