Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim Susanne Schütz, drejtoreshë për Evropën Jug-Lindore, Turqi dhe shtetet anëtare të Asociacionit Evropian për Tregti të Lirë në Ministrinë e Jashtme Gjermane.
Sipas njoftimit për media, Schütz uroi kryetarin Konjufca për zgjedhjen e tij në krye të institucionit më të lartë legjislativ të vendit, duke i dëshiruar atij suksese në detyrën e re institucionale.
Në takim u diskutua për bashkëpunimin e shkëlqyer midis Kosovës dhe Gjermanisë në të gjitha fushat, si dhe për mundësitë e avancimit të mëtejmë të tij në të ardhmen.
Duke falënderuar diplomaten gjermane për mbështetjen e gjithanshme të Gjermanisë për Kosovën, kryeparlamentari Konjufca vlerësoi lart rolin e Berlinit zyrtar si në konsolidimin e brendshëm institucional e demokratik të shtetit të Kosovës, ashtu edhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të tij.
Gjatë takimit Schütz shoqërohej nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Kristian Heldt.
-
Konjufca e ambasadori austriak dakordohen për thellim të bashkëpunimit
-
Konjufca vizitë zyrtare në Gjermani, pritet të ketë takime në Bundestag
-
Konjufca – homologut belg: Kosova pret marrjen e pyetësorit për anëtarësim në BE
-
Gjermania pret thellim të bashkëpunimit me institucionet e Kosovës
-
Konjufca - deputetit gjerman: Qasja e Serbisë, kërcënim për stabilitetin në rajon