Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca ka njoftuar se në margjina të Samitit të dytë për Demokraci që po mbahet në Washington, ka zhvilluar një sërë takimesh, siç i ka quajtur ai, të frytshme, me kryetarë të parlamenteve, deputetë, zyrtarë të lartë dhe personalitete nga Kenia, Gambia, Armenia, Gana, Zambia, Liberia dhe Kosta Rika.
Kenia, Armenia e Zambia janë shtete që nuk e kanë njohur ende Kosovën.
Konjufca ka theksuar se në këto takime ka potencuar “progresin demokratik të Republikës së Kosovës dhe përkushtimin institucional në rrugën tonë drejt anëtarësimit në Bashkimit Evropian dhe në NATO”.
“Me përfaqësues të këtyre shteteve biseduam për rolin e parlamenteve tona në ndërtim dhe intensifikim të marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët. Theksova përkushtimin e Republikës së Kosovës për kultivimin e miqësisë, zhvillimin e modaliteteve për bashkëpunim në të ardhmen dhe avancimin e raporteve ndërshtetërore me qëllim forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës”, ka shkruar Konjufca në Facebook.
-
Konjufca pret në takim një delegacion amerikan, pajtohen për zgjerim të bashkëpunimit
-
Konjufca: Kosova e gatshme të kontribuojë në sigurinë e rajonit
-
Osmani e Konjufca shprehin përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës
-
Konjufca falënderon Hovenierin për punën e tij në rritjen e bashkëpunimit SHBA-Kosovë
-
Konjufca: Lidhjet e Kosovës me vendet frankofone, shumë miqësore