Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Konjufca: Shqiptarët e Luginës, populli më i shtypur në Evropë

Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës janë populli më i shtypur e i diskriminuar në Evropë, ka thënë të shtunën kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, pas takimit që ka pasur me deputetin shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi.

Teksa ka thënë se “guximi dhe vendosmëria e tij duhet të jenë shembull edhe për të tjerët”, Konjufca ka shtuar se shtypjen që Serbia ua ka bërë shqiptarëve në Luginë e ka demaskuar Kamberi në Kuvend.

Konjufca ka premtuar që mbështetja e Kosovës do të rritet.

“Në mbrojtjen e të drejtave tona ne do të qëndrojmë së bashku”, ka shkruar ai në Facebook.

Kamberi synon edhe një mandat si deputet. Ai ditë më parë bëri të ditur se është certifikuar lista e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, që do t’i ketë 10 kandidatë për deputetë nga tri komunat e Luginës së Preshevës.