Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka takuar Jakup Krasniqin e Pjetër Shalën të cilët po mbahen në Hagë.
Shefi i kabinetit të tij, Ilir Kërçeli, ka njoftuar për vizitat e Konjufcës ndërsa ka treguar edhe se kur do të takohet me të tjerët në paraburgim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë dielën, kryetari i Kuvendit do të takojë ish-presidentin Thaçi dhe ish-kryekuvendarin Veseli.
“Sot bashkë me kryeparlamentarin Konjufca filluam vizitat në Hagë, takuam ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqi e Pjetër Shalën, pas drekës takojmë gjeneral Rexhep Selimin. Kurse nesër ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, e po ashtu edhe të dënuarit nga shoqata e veteranëve të luftës Hysni Gucati e Nasim Haradinaj”, ka thënë Kërçeli.
Konjufca të premten është nisur për në Hagë ku pati paralajmëruar se do t’i vizitojë ish-krerët e UÇK-së.