Shefi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka treguar se mbledhja e Kryesisë së partisë ende nuk ka përfunduar.
Në një pauzë që ka marrë ky organ në mbledhjen që po mban, për t’u rikthyer sërish në orën 21:00, Konjufca ka shfrytëzuar rastin që të flasë me gazetarë.
“Kemi diskutuar për variantin e të dorëhequrve nga strukturat udhëheqëse. Po dëgjojmë secilin dhe kjo po merr kohë. Të them të drejtën unë jam më optimist për Lëvizjen seç kam qenë 10 ditë më parë”, ka thënë Konjufca.
I pyetur se a ka vënë re pendim te të dorëhequrit, Konjufca ka refuzuar të përgjigjet duke thënë se nuk mund të flasë me terme të tilla si “i ndëshkuar, i penduar, i gjykuar” për anëtarë të VV-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Konjufca: Takimi i nesërm nuk do të ndodhte nëse pozicionet tona nuk do të afroheshin
-
Konjufca: Dorëheqjet nga Vetëvendosje nuk i bëjnë mirë as partisë as Kosovës
-
Konjufca: PDK-ja nuk ka ndryshuar qëndrim, te LDK-ja ka vullnet për bashkëpunim
-
Konjufca për formimin e institucioneve: Ka gatishmëri më të madhe nga LDK-ja
-
Konjufca: VV-ja është e hapur për një kandidat jopartiak për president