Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Konjufca: Dorëheqjet nga Vetëvendosje nuk i bëjnë mirë as partisë as Kosovës

Shefi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka qenë ai që ka folur pas mbledhjes së Kryesisë së partisë.

Ka thënë se mbledhja shkoi shumë mirë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“U diskutuan shumë çështje të rëndësishme në të cilat po kalon VV-ja, por edhe Kosova, siç është ajo për Gjykatën Speciale. I diskutuam edhe çështjet tona të brendshme”, ka thënë Konjufca.

“Unë mendoj se për të gjitha mospajtimet apo dallimet në diskutime që i kemi nuk janë të arsyeshme dorëheqjen nga VV-ja. Nuk mendoj se i bën mirë njeriu VV-së duke dhënë dorëheqje. Fuqia dhe ndikimi politik i VV-së në skenën politike të Kosovës dhe në mbarë shqiptarinë që ka ardhur duke u rritur nuk ka ardhur vetëm si pasojë që ne i kemi konceptet e drejta, po edhe për arsye se kemi qenë bashkë gjithmonë dhe kjo është një pjesë e fuqisë sonë. Në momentin që kemi të bëjmë me dorëheqje kjo nuk i bën mirë as Kosovës as Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Konjufca me të përfunduar mbledhja e Kryesisë.