Kryekuvendari Glauk Konjufca i irrituar pasi nuk pati kuorum në dy raste për votim të projektligjit për toka bujqësore, kritikoi pushtetin.
“Sërish nuk kemi kuorum, mazhoranca mos bëni hajgare. Vazhdojmë me projektligje tjera, administrata më thotë se jeni vetëm 60”, tha Konjufca.
Por, më pas nga partia në pushtet u tha se janë 61 deputetë në sallë dhe Konjufca riktheu sërish në votim projektligjin për toka bujqësore.
“Mazhoranca thotë se janë 61, kujdes administrata. Edhe një herë numëroni mirë”, tha Konjufca.
Vetëm pas tentimit të tretë kaloi projektligji për toka bujqësore.