Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka quajtur maskaradë Kuvendin e Listës Serbe, të mbajtur të martën, ku kjo parti zgjodhi kryetarin dhe strukturat e reja.
Në një deklarim për media pas seancës gjyqësore në rastin ku Konjufca akuzohet për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend, ai ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të shqyrtojnë ligjshmërinë e veprimtarisë politike të Listës Serbe dhe të drejtën e saj për të garuar në zgjedhje.
“Institucionet e Kosovës, Listën Serbe duhet të shqyrtojnë me shumë kujdes sa i përket ligjshmërisë së veprimtarisë së saj politike dhe të drejtës së saj për të garuar në zgjedhje”, ka theksuar Konjufca.
Ai ka theksuar se procesi zgjedhor në Listën Serbe ishte i inskenuar.
“Dje ajo ishte maskaradë që ndodhi, proces tërësisht i inskenuar zgjedhja e një kryetari të ri, për shkak se ata po mendojnë se Lista Serbe mund t’i lajë duart prej 24 shtatorit, nuk mundesh kështu të fshihesh pas asaj. Radoiçiqi ishte nënkryetar de jure, por të gjithë e dimë se ka qenë kryetar de facto”, është shprehur Konjufca.
Sipas tij shpallja e zgjedhjeve në katër komunat në veri, është proces që kërkon kohë. Proces më i rëndësishëm, sipas tij, është ai i sigurisë.
-
Vetëvendosje e propozon Glauk Konjufcën për president të Kosovës
-
S’ka as qeveri Konjufca, Kosova drejt zgjedhjeve të reja
-
Konjufca: Kushtetuesja do t’i hapë rrugë Kuvendit ose do të shkojmë në zgjedhje – skenari i tretë do të ishte tradhti
-
Konjufca i quan ushtarë të Radoiçiqit deputetët e Listës Serbe
-
VV-ja tenton të mos e lejojë Listën Serbe në Kuvend, Konjufca ndërpret seancën