Si bazament tek populli i Kosovës, influenca e Albin Kurtit është e paprekshme prej asaj që ka ndodhur me PSD-në dhe qenia e tij nuk lidhet me ata. Kështu ka deklaruar, shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.
Konjufca duke folur për popullaritetin e shefit të tij partiak, për kosovapress thotë se sondazhi i prezantuar paraqet si liderin më të pëlqyer në Kosovë. Kjo sipas tij është plotësisht objektive, pasi dhe në sondazhe të tjera të realizuara, Albin Kurti del të jetë dukshëm më i pëlqyer se të tjerët.
“Nuk është vetëm në sondazh të Lëvizjes Vetëvendosje, ka dhe sondazhe të tjera të cilat janë bërë prej mediumeve tjera, ku Albini, domethënë kjo është plotësisht objektive sepse si personalitet nëse e marrim, në vitin 2017, ai ia ka kaluar edhe Kadri Veselint dhe Avdullah Hotit. Influenca e Kurtit është e paprekshme prej asaj që ka ndodhur me PSD-në, qenia e Albinit nuk lidhet me PSD-në”, deklaroi ai.
Edhe pse VV-ja ka dal e dyta në sondazhin e tyre, Konjufca thotë se këto diferenca nuk janë të mëdha me kalimin e kohës mund të tejkalohen.
Sipas tij, duke qëndruar parimore, kritikuar pushtetin, opozitën e rrejshme dhe dhënë alternativa për zgjidhje të problemeve në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje do të jetë dukshëm në përparësi me partitë tjera.
“Këto diferenca nuk janë të mëdha, këto shlyhen me vet vazhdimin e Lëvizjes Vetëvendosje në këtë rrugën e saj, parimore duke kritikuar pushtetin, regjimin politik, duke kritikuar opozitën e rrejshme dhe duke dhënë alternativa për zgjidhje të problemeve në Kosovë, duke qëndruar e pa korruptuar dhe duke qenë kurrë në pushtet deri më tash, unë e shoh Lëvizjen Vetëvendosje në përparësi të dukshme në krahasim me partitë e tjera politike”, tha Konjufca.
-
Këta janë dhjetë më të votuarit te VV-ja, pas numërimit të votave në mbi 11 për qind të vendvotimeve
-
VV-ja bie, por fiton bindshëm, opozita rritet
-
Kurti shpall fitoren, thotë se është i gatshëm për bashkëpunim me partitë e tjera
-
Konjufca: Urime Qeveria “Kurti 4”
-
Kurti synon 60% në zgjedhje: Me punë, sinqeritet dhe përkushtim është e mundur