Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe pas përfundimit të punës së Komisionit Ad Hoc për vettingun në sistemin e drejtësisë, sot (e enjte) i ka përcjellë amendamentet Kushtetuese në Gjykatën Kushtetuese për të marrë përgjigje nëse të njëjtat janë në përputhje me Kapitullin II të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
“Jam i gëzuar që reforma në drejtësi është në rrugë të mbarë. Vetëm përmes saj Republika e Kosovës do të jetë shtet i së drejtës dhe do të kthehet besimi i qytetarëve në institucionet e drejtësisë. I falënderoj anëtarët e Komisionit Ad Hoc, përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë dhe institucioneve të drejtësisë, partnerët tanë dhe ekspertët për punën e tyre në këtë proces të rëndësishëm”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, derisa e ka shpërndarë statusin e Konjufcës, e ka quajtur lajm të mirë dërgimin e amendamenteve në Gjykatën Kushtetuese.
“Lajm shumë i mirë dërgimi në Gjykatën Kushtetuese i amendamenteve kushtetuese për vettingun në sistemin e drejtësisë. Falënderoj Kuvendin për bashkëpunimin në këtë proces të rëndësishëm”, ka thënë ajo.
-
Konjufca: Verdikti i Speciales të jetë në përputhje me lavdinë e UÇK-së
-
Konjufca pret që nesër të formohet Qeveria
-
Kurti e Konjufca sulmojnë Kushtetuesen, opozita Vetëvendosjen
-
Konjufca: Kushtetuesja do t’i hapë rrugë Kuvendit ose do të shkojmë në zgjedhje – skenari i tretë do të ishte tradhti
-
Çështja e moskonstituimit të Kuvendit mund të përfundojë sërish në Kushtetuese