Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është shprehur i ashpër me deputetët në seancën e sotme plenare.
Pritja rreth 20 minuta e deputetëve për ta nisur seancën ka acaruar kryeparlamentarin, i cili i ka quajtur të papërgjegjshëm disa prej të zgjedhurve të popullit dhe tha se s’do të ketë tolerancë më ndaj tyre.
“Ata të papërgjegjshmit i pritëm boll. Kështu që s’ka më tolerancë për ata që nuk e dinë për çfarë e kanë bërë betimin dhe për çka janë deputetë të Republikës së Kosovës”, tha Konjufca./KSP
Artikuj të ngjashëm
-
VV-ja tenton të mos e lejojë Listën Serbe në Kuvend, Konjufca ndërpret seancën
-
S’nis seanca, Konjufca: Mos caktoni mbledhje të komisioneve kur ka seanca
-
Ndërpritet seanca, deputetët nuk kthehen pas pauzës
-
Mungojnë deputetët, dështon vazhdimi i seancës
-
Konjufca kërkon presion më të madh ndërkombëtar ndaj Serbisë