Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Konjufca: Elizabeth II ishte model i përkushtimit në shërbim të popullit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është shprehur i pikëlluar për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II.

Konjufca përmes një postimi në Facebook ka thënë se mbretëresha ishte një model përkushtimi në shërbim të popullit gjatë gjithë jetës.

“Përkushtimi, udhëheqja dhe trashëgimia që ajo la në Mbretërinë e Bashkuar dhe në mbarë botën, do të frymëzojnë edhe brezat që do të vijnë. Vlerat për të cilat ajo u angazhua ishin ndër vlerat më të larta njerëzore: dinjiteti, uniteti, respekti, puna e palodhshme dhe dhembshuria. Ajo ishte një model i mrekullueshëm përkushtimi në shërbim të popullit gjatë gjithë jetës. Në kujdesin dhe kontributin e saj ishte edhe vendi ynë, Kosova. Do ta kujtojmë më mall personalitetin e saj të mahnitshëm, punën e palodhur dhe shërbimin besnik”, ka shkruar Konjufca.

Ai u ka dërguar ngushëllime djalit të saj, Charles III, familjes mbretërore dhe tërë popullit të Mbretërisë së Bashkuar.

Artikuj të ngjashëm