Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar aktin e djegies së veturës së nënkryetarit të Kuvendit, Sllavko Simiq, mbrëmë në Leposaviq.
Konjufca konsideron se akte të tilla kriminale, duke rrezikuar jetën e zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe duke shkatërruar pasurinë e qytetarëve të Kosovës, përbëjnë shkelje të rëndë të rendit e të ligjit dhe si të tilla janë të dënueshme.
“Inkurajoj organet e rendit dhe të drejtësisë që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të zbardhur sa më shpejt rastin dhe për të venë para përgjegjësisë ligjore autorët e tij”, thuhet në reagimin e kryetarit Konjufca, bëhet e ditur përmes një njoftimi për media.
Lexo edhe: Sllavko Simiqit të Listës Serbe i digjet vetura në Leposaviq
-
Kryekuvendari Konjufca kërkon zbardhjen e rastit të djegies së veturës të nënkryetarit Simiq
-
Simiqi s’e përjashton mundësinë që veturën mund t’ia kenë djegur serbët
-
Sllavko Simiqit të Listës Serbe i digjet vetura në Leposaviq
-
MPB: Sulmi ndaj Guriqit dëshmon se Serbia s’e ka ndryshuar qasjen kriminale
-
I vihet zjarri veturës së kryetarit të Kuvendit Komunal në Leposaviq