Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kongresisti Eliot Engel po qëndron në Serbi

Kongresisti amerikan, Eliot Engel po qëndron për vizitë në Serbi. Ai u takua të mërkurën me nënkryetarin e Kuvendit të Serbisë, Vladimir Marinkoviq dhe një grup deputetësh serbë.

Engel pritet të takojë edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Eliot Engel është kryetar i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve, dhe ka qenë i përfshirë në zhvillimet në Ballkan që nga fillimi i viteve të 90-ta, përcjel rel.

Presidenti i Serbisë ishte takuar më parë me Engel, gjatë Konferencës së 55-të Sigurisë në Mynih, në muajin shkurt. Me atë rast, fokusi i bisedës ishte rasti ende i pazgjidhur i vrasjes së vëllezërve Bytyqi.

Agron, Yll dhe Mehmet Bytyçi kanë luftuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ata janë vrarë në vitin 1999, pasi paraprakisht janë arrestuar nga autoritetet serbe për shkak të, siç është thënë, hyrjes së paligjshme në Serbi.

Artikuj të ngjashëm