Publicisti dhe analisti Fatos Lubonja në një deklaratë për KTV-në, ka thënë se përçarjet në Lëvizjen Vetëvendosje nuk duhet parë si e tillë, por si një zhvillim dhe pjekuri e një partie.
“Nuk duhet parë si një përçarje. Duhet parë si një dialektikë, si zhvillim i një partie, si një pjekuri e një partie. Ata që janë me mendime të ndryshme të ulen dhe të dialogojnë. Ky do të ishte një shembull i mirë për të gjithë shqiptarët që mendojnë të sjellin një politikë më ndryshe”, ka thënë Lubonja për KTV-në.
“Sepse shembulli i pastrimit të kundërshtarëve apo i konflikteve dhe përçarjeve dhe krijimit të partive tjera është shembull i egoizmit”, ka thënë veç të tjerash analisti nga Shqipëria.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy planet për dialogun Kosovë-Serbi, sipas Lubonjës
-
Ndarja e Vetëvendosjes është e paevitueshme, thotë Kryeziu
-
Analistët ftojnë LVV-në ta shqyrtojë mundësinë për marrëveshje edhe me PDK-në
-
LDK: Qasja e VV-së nuk reflekton përpjekje serioze për konsensus, vendi drejt zgjedhjeve
- Jo votat, por egoja e vendos stabilitetin politik