Një burrë ka vdekur nga koronavirusi në Filipine, duke shënuar kështu rastin e parë të konfirmuar fatal jashtë Kinës.
Pacienti ishte një kinez 44-vjeçar nga Wuhan, në provincën Hubei, ku u zbulua për herë të parë virusi, raporton BBC.
Ai supozohet të jetë infektuar para se të arrinte në Filipine, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), transmeton Koha.net.
Më shumë se 300 persona ka vdekur nga ky virus deri më tani, shumica absolute nga Hubei. Më shumë se 14,000 persona janë infektuar.
SHBA-ja, Australia dhe shtete tjera po e ndalojnë hyrjen e të huajve nga Kina dhe po kërkojnë nga qytetarët e vetë të futen në karantinë.
Numri i rasteve me koronavirus në mbarë botën ka tejkaluar atë të epidemisë së ngjashme Sars, e cila u shpërnda në mbi 12 vende më 2003. Por shkalla e vdekshmërisë e virusit të ri është shumë më e ulët, që do të thotë se është më pak vdekjeprurës.
-
Mbi 100 mijë viktima nga koronavirusi në botë
-
Në Kinë 48 raste të reja me koronavirus, të gjithë të kthyer nga jashtë
-
Numri i vdekjeve nga koronavirusi kalon mbi 3000
-
Numri i të vdekurve nga koronavirusi shkon mbi 2.600
-
Koronavirusi në Kinë vazhdon të vrasë, 2236 të vdekur dhe mbi 75500 të infektuar