Qendra e Mjekësisë Familjare në Kaçanik ka njoftuar se është konfirmuar një rast me koronavirus.
Përmes një postimi në Facebook është bërë e ditur se ata të cilët kanë pasur kontakt me personin e infektuar, janë vetizoluar.
Tutje është bërë thirrje që qytetarët t’i respektojnë masat për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit.
“Qytetarë të nderuar të Komunës së Kaçanikut, sapo kemi marrë informacionin zyrtar se e kemi 1 rast të konfirmuar me Covid-19 pozitiv! Të gjithë ata, që kanë pas kontakt me rastin në fjalë tashmë janë vetizoluar! Ne duhet të vazhdojmë t'i respektojmë masat e ndërmarra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë ,sepse kjo është mënyra e vetme për ta ndaluar përhapjen e Covid-19”, thuhet në njoftim.
Qytetarë të nderuar të Komunës së Kaçanikut,sapo kemi marrë informacionin zyrtar se e kemi 1 rast të konfirmuar me...
Posted by QKMF,,Dëshmoret e Lirisë''- Kaçanik on Monday, June 15, 2020
-
Kaçaniku merr masa pas rasteve të para me COVID-19, në vetizolim 13 punonjës të stafit mjekësor
-
Një i infektuar me koronavirus të martën në Kosovë
-
Një rast pozitiv me COVID-19 të hënën në Kosovë
-
Kosovari pozitiv me koronavirus kapet nga policia në një lokal në Mitrovicë
-
Policia ndalon një qytetar me COVID-19, e kthen në shtëpi dhe hap rast ndaj tij