Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Konfirmohet aktakuza ndaj Ramiz Kelmendit për vjedhje rryme në vlerë prej mbi 22 mijë euro

Deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi pritet të përballet me drejtësinë pasi është konfirmuar aktakuza e ngritur ndaj tij për vjedhje rryme që ka ndodhur në vitin 2011 në një prej pikave të kompanisë së tij “Elkos”.

Megjithatë, Kelmendi është befasuar me rastin dhe aktakuzën e ka quajtur të pabazë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai i ka thënë KTV-së se e ka të pamundur ta dijë se çka ndodh në të gjitha pikat e kompanisë së tij, e për më tepër, me të marrë postin e deputetit, është liruar nga përgjegjësia ekzekutive në kompani.

Prokurori i rastit, sipas ish-Zëvendëskryeministrit Kelmendi, asnjëherë nuk ka kontaktuar atë për ta vënë në dijeni se po zhvilloheshin procedura ndaj tij, dhe, siç ka bërë të ditur ai, shuma prej mbi 20 mijë eurosh i është paguar KEK-ut.