Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se janë detektuar nëntë raste të variantit Omicron në Kosovë. Sipas njoftimit, janë testuar 22 mostra të periudhës kohore 15-25 dhjetor.
Nga hulumtimi epidemiologjik, ka rezultuar se 2 janë të importuara nga SHBA-ja, 2 nga Britania e Madhe, 1 nga Franca dhe 4 në komunën e Mitrovicës. Këta të fundit thuhet se kanë mohuar historinë e udhëtimit dhe se kanë pasur kontakte me dikë jashtë.
“Testimi është kryer me RT PCR dhe kit-e shtesë të pranuar përmes OBSh-së. Pas paraqitjes së variantit Omicron (B.1.1.529) në botë, Evropë, rajon e tashmë edhe në Kosovë, parashikohet që të rëndojë situatën epidemiologjike. Ky variant, në bazë të të dhënave të deritanishme nga bota, ka një përhapje edhe më të shpejtë se varianti Delta Plus”, thuhet tutje në njoftimin e IKSHPK-së.
-
221 raste me COVID-19 në shtatë ditët e fundit në Kosovë
-
Varianti i ri mund ta përkeqësojë situatën me pandeminë në Kosovë
-
MSH: Imuniteti i krijuar mund të mos jetë i mjaftueshëm për t’u mbrojtur nga riinfektimi
-
Deri në fund të javës konfirmohet nëse ka mbërritur ose jo Omicroni në Kosovë
-
Kosova ende në pritje të rezultateve për Omicronin