Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka sqaruar se “miratimi i Koncept-dokumentit që bëmë sot në Qeveri, i hap rrugë kategorizimit të pagave edhe për profesionistët shëndetësorë”.
Në një deklaratë për media ai thekson se nuk do të ketë reforma në sektorin shëndetësor pa rritjen e pagave të atyre që punojnë 24 orë në 7 ditë të javës, që të jenë në gatishmëri të qytetarëve tanë në nevojë.
Miratimi i Koncept-dokumentit që bëmë sot në Qeveri, i hap rrugë kategorizimit të pagave edhe për profesionistët shëndetësorë. Unë do të punojë ngushtë me të gjithë akterët me rëndësi, për finalizimin e detajeve që shumë shpejt të gjejmë një zgjidhje, e cila është e pranueshme edhe për vetë personelin, ka thënë ministri Ismaili.