Numri i vogël i gjyqtarëve dhe mbingarkimi i gjykatave me lëndë ka ndikuar edhe në zvarritjen e rasteve të komuniteteve pakicë që kanë të bëjnë me pronat.
Gjatë procesit të monitorimit, Avokati i Popullit ka vërejtur se ka shumë mangësi në proceset gjyqësore, ku në raportin për vitin 2017 ka dhënë disa rekomandime.
Ky institucion i ka rekomanduar Ministrisë së Drejtësisë të iniciojë një ligj për lehtësim në formën e parandalimit apo kompensimit lidhur me ankesat për zvarritje të procedurës gjyqësore.
Ministria e Drejtësisë nuk ka treguar nëse do ta përkrahë këtë rekomandim të Avokatit të Popullit.
Rekomandimi është bazuar gjithashtu në vlerësimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Sipas nenit 6 të Konventës për të Drejtat e Njeriut, paragrafi 1 ua imponon shteteve detyrimin që t‘i organizojnë sistemet e tyre ligjore në atë mënyrë që gjykatat t‘i përmbushin kërkesat e Konventës.
Avokati i Popullit: Institucionet e drejtësisë s’po mund të garantojnë gjykim të drejtë
Ndërkohë, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, në një përgjigje për KTV-në rreth zvarritjes së këtyre lëndëve, ka treguar vetëm se gjatë vitit 2017 ka emëruar 52 gjyqtarë të rinj.
Kurse, gjatë këtij viti, KGJK-ja ka shpallur konkurs për 37 gjyqtarë e ku aktualisht pritet intervistimi i tyre.
Gjyqtarët, pas përzgjedhjes, do t’i nënshtrohen Programit të Trajnimit Fillestar, i cili zgjat 12 muaj.
-
Qytetarët u ankuan më së shumti për zvarritje në procedurat gjyqësore, thotë Avokati i Popullit
-
Mbi 1500 ankesa në institucionin e Avokatit të Popullit gjatë vitit 2022
-
Gjykatat kritikohen për zvarritje procedurash gjyqësore
-
Zbatueshmëri e ulët e rekomandimeve të Avokatit të Popullit, 75% e tyre në pritje të zbatimit