Për nderë të Ditës së tokës, komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, së bashku me Këshillin Danez për Refugjatë (DRC), kanë organizuar ditën e dytë të fushatës “Ta mbrojmë ambientin tani” .
Në këtë eveniment ishin të pranishëm nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, ai i komuniteteve Eroll Zekerija dhe përfaqësues nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria për Komunitete dhe Kthim, ajo e Bujqësisë, pastaj përfaqësues nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë dhe nga organizata Sida.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBanorët e këtyre komuniteteve kishin organizuar një aksion për pastrimin e zonës ku ata banojnë, dhe me pas e festuan me një program kulturor artistik.
Në fjalën e tij, nënkryetari Mujka theksoi se qëllimi i Komunës së Mitrovicës, duke realizuar aksione të tilla, ka të bëjë me integrimin e këtyre komuniteteve në shoqërinë tonë. Ai po ashtu shtoi se që nga filmi i hyrjes në këto lagje mund të shihen shumë mënyra efikase për menaxhim me mbeturinat përreth. Andaj, tha ai, shpreson që pas këtij fillimi të gjithë do të mësojmë se si duhet të mbajmë ambientin tonë jetësor.
Vlen të theksohet se ky projekt është financuar nga SIDA, përfaqësuar nga Ambasada e Suedisë në Prishtinë, Këshilli Danez për Refugjatë i Kosovës dhe Komuna e Mitrovicës.
Nënkryetarët Mujka e Zekerija më pas i vizituan bizneset e pjesëtarëve të këtyre komuniteteve që banojë aty dhe u njoftuan nga afër me problemet me të cilat po ballafaqohen ata.