Komunitetet rom, ashkali dhe egjiptas jetojnë vetëm pak metra larg qendrës së Ferizajt në lagjen "Sallahane".
Por, për dallim prej qendrës, atyre u mungojnë kushtet më elementare për jetë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMungesa e rrugës, kanalizimit, ujit dhe ndriçimit publik janë probleme të përhershme në lagje. E as që bëhet fjalë për hapësira të gjelbëruara.
Krejt çka ka bërë komuna për ta janë disa projekte të hartuara në letër për shtrimin e kubëzave në disa rrugica, por që kanë mbetur vetëm në letër, pa gjetur zbatim.
Komuniteti RAE e ka gjendjen e njëjtë kudo që jeton. Në Fushë Kosovë, ata ankohen për diskriminim nga niveli komunal, sepse në lagjen e tyre nuk është investuar asnjë cent.
Në fund të vitit të kaluar, në këtë lagje, komuna kishte instaluar ndriçimin publik, por vetëm pas një jave, nuk ka funksionuar më.
Por, zyrtarë të komunës thonë se nuk ka vend për ankesa të këtij komuniteti.
Përveç mungesës së infrastrukturës, shumë familje nga këto komunitete nuk kanë as kulm mbi kokë.