Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komunat thonë se Qeveria lajmëroi vonë për hapjen e çerdheve, kërkojnë koordinim më të mirë

Foto: Koha

Kryetarët e komunave të Kosovës kanë vlerësuar se ka pasur mungesë të koordinimit mes nivelit qendror dhe atij lokal për hapjen e çerdheve.

Përmes një njoftimit, kryetari i Asociacionit të Komunave, Sazan Ibrahimi, ka thënë se sot nuk ka nisur punën çerdhet, sepse sipas tij, njoftimi dhe vendimi i institucioneve qendrore është shpallur dje pasdite duke shtuar kështu konfuzionin për bartësit e institucioneve parashkollore dhe vet prindërit.

e Komunave vlerësojnë se në këtë rast, kishte mungesë totale të koordinimit ndërinstitucional mes Qeverisë dhe vetë Komunave dhe fatkeqësisht nuk është hera e parë e besojmë që do jetë hera e fundit”, ka thënë ai.

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kërkuar nga institucionet qendrore koordinim më të mirë dhe efektiv, jo vetëm për parandalimin e pandemisë por edhe për çështje tjera të interesit publik.

“Fillimisht kishim dy versione si datë të hapjes së çerdheve, 1 dhe 8 qershorin. Pastaj në shpallje të vendimit, që u lajmëruam përmes mjeteve të informimit, u tha se kjo rihapje ka kritere të reja. E të cilat kritere nuk ishin publike askund dhe nuk iu ishin dërguar as komunave”, ka thënë ai.

tij, mungonte informata e qartësuar dhe e plotë për, siç thotë ai, një aktivitet tepër të rëndësishëm siç janë çerdhet dhe kopshtet në kohë pandemie.

Edhe Shumë çerdhe private rrezikojnë të falimentojnë, kërkojnë që sa më shpejtë të nisin punën Arbëri Shumë çerdhe private rrezikojnë të falimentojnë, kërkojnë që sa më shpejtë të nisin punën

vonë, pak para mesnatekomunat pranuan ‘Udhëzuesin për rihapjen e institucioneve parashkollore dhe kopshteve pas pandemisë së COVID-19’. Sipas këtij dokumenti, faza përgatitore e hapjes së institucioneve parashkollore merr disa ditë kohë, meqë ka një mori masave në zbatim të plotë të Udhëzuesit dhe për të siguruar shëndetin e fëmijëve tanë. Poashtu, përveç këtyre kritereve nga Udhëzuesi për hapje të institucioneve parashkollore, i shtohen edhe çështjet tjera si mbipopullimi i çerdheve, çështja e ushqimit dhe pastrimit, si tre elemente bazike në masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19”, ka shtuar ai.

Ai thotë se marrë parasysh këto, komunat kanë vepruar drejtë që nuk kanë lejuar hapjen e këtyre institucioneve pa përgatitje sipas udhëzuesit.

“Ndërkohë, Komunat e Kosovës, menjëherë kanë filluar angazhimet për zbatim të kritereve dhe masave nga ‘Udhëzuesi për rihapjen e institucioneve parashkollore dhe kopshteve pas pandemisë së COVID-19’ dhe përgatitjen sa më përmbajtjesore e të sigurt të hapjes së çerdheve dhe kopshteve. Pas zbatimit të plotë të këtij udhëzuesi nga ana e komunave, në ditët në vijim do të hapen çerdhet dhe kopshtet dhe do të jenë nën kujdesin e shtuar të strukturave komunale”, ka thënë ai.